MENDITIME

MENDITIME

GJENETIKA PËR ETNOGJENEZËN SHQIPTARE

Disa pak komente të miat

Ardian Vehbiu's avatar
Ardian Vehbiu
Sep 05, 2025
∙ Paid

Dje nxora në “Menditime” një përmbledhje në anglisht të artikullit “Ancient DNA reveals the origins of the Albanians” nga Romanos Davranoglou, Alban Lauka, Aris Aristodemou, Zoltán Maróti, Gjergj Bojaxhi, Ardian Muhaj, Ilia Mikerezi, David Wesolowski, Brian D. Joseph, Alexandros Heraclides të botuar si preprint në serverin BioRxiv (botimi në preprint i lejon autorët që ta bashkëndajnë punën e tyre me komunitetin shkencor para se ajo të kalojë në një peer review formale, për t’u botuar në një revistë tradicionale).

Sot po shtoj disa komente të miat për implikimet e rezultateve kërkimore në artikull, me presupozimin e nevojshëm se autorët janë profesionistë, në mirëbesim dhe kanë përdorur metodologji standarde të fushës. Edhe pse ky studim më duket me interes të madh për historinë e hershme të shqiptarëve, etnogjenezën dhe prejardhjen e shqipes dhe të dialekteve të saj, unë nuk jam ende gati që t’i bëj të miat tezat e parashtruara atje; prandaj sa vijon nuk është asgjë më tepër se një zgjerim dhe thjeshtim i arsyetuar i sa thuhet në artikull.

Autorët e studimit kanë krahasuar më shumë se 6000 gjenoma të Europës dhe Azisë Perëndimore me 74 gjenoma shqiptarësh etnikë të kohës së tashme, që janë sekuencuar tani së fundi[1]. Ashtu kanë zbuluar se shqiptarët e sotëm etnikë rrjedhin gjenetikisht në masë të madhe nga banorët e trojeve të Shqipërisë në Mesjetën e Hershme, duke filluar nga vitet 800-900 të erës sonë (citoj: “present-day Albanians predominantly descend from Albania’s Early Medieval inhabitants, who were present in Albania as early as 800-900 CE”).

Sipas studimit, grupe të ardhura nga stepa (pastoralistë Yamnaya) hynë në Shqipëri përafërsisht në vitet 2700 p.e.s.; mostrat nga epoka e hershme e bronzit tregojnë një prejardhje të lashtë 70% nga stepa, të përzier me bujq europianë të hershëm lokalë (Early European Farmers). Ky përfundim bie haptazi ndesh me hipotezën alternative, të sugjeruar nga artikulli i mirënjohur dhe i shumë-diskutuar i revistës Science ( (Language trees with sampled ancestors support a hybrid model for the origin of Indo-European languages), ku hipotezohet një origjinë e lashtë e shqipes dhe e shqiptarëve nëpërmjet një migrimi përmes Anadollit – çfarë do të thotë se përfundimet e artikullit të revistës “Science” nuk përkojnë me rezultatet e analizave gjenetike të shqiptarëve të hershëm, në kontekstin paleo-ballkanik dhe më gjerë.

User's avatar

Continue reading this post for free, courtesy of Ardian Vehbiu.

Or purchase a paid subscription.
© 2026 Ardian Vehbiu · Privacy ∙ Terms ∙ Collection notice
Start your SubstackGet the app
Substack is the home for great culture